Operacioni anti-KÇK, njoftohen subjektet e para për burimin e pasurisë

Operacioni Forca e Ligjit nisi këtë të hënë me dërgimin e formularëve subjekteve të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë. Specialët e anti KCK nuk dolën në terren por dërguan fillimisht formularët në kompleksin Golden të personave të arrestuar për pengmarrje e që sipas aktit normativ ka vetëm 48 orë kohë për të justifikuar të ardhurat dhe me çfarë parash është ngritur biznesi.