Operacioni antikanabis, “goditje” e madhe e SPAK, 176 kg hashash në Skrapar

Pritshmëritë e SPAK për goditjen e grupeve kriminale apo dhe zyrtarëve të lartë u finalizuan këtë fillim viti vetëm me sekuestrimin e 176 kilogramëve hashash dhe prangosjen e shefit të stacionit të policisë Poliçan, kryeplakut të fshatit dhe kreut të njësisë administrative.

Krahas kësaj, operacioni antikanabis risolli dhe një herë në vëmendje çështjen e kultivimit të kanabisit në Shqipëri por dhe atë që është më shqetësuse, bashkëpunimin e kultivuesve me segmente të caktuara të policisë.