Operacioni i Europol me 330 të arrestuar, 19 prej tyre në Shqipëri. Sekuestrohen kokainë, heroinë dhe bllokohen 143 emigrantë të paligjshëm

330 persona janë arrestuar nga Europol në një operacion masiv të zhvilluar në 27 vende, mes të cilave edhe Shqipëria. Operacioni është zhvilluar në periudhën 15-18 shtator, dhe në të janë shënjestruar persona për vepra të ndryshme penale si trafikim armësh, lëndësh narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore. Pas informacionit të publikuar nga Europol më 28 shtator, këtë të shtunë, Policia e Shtetit njoftoi edhe për rolin që ka luajtur gjatë këtij operacionit, të quajtur “Ditët e Përbashkëta”. Në Shqipëri janë arrestuar 19 persona, ndërsa është nisur procedim penal ndaj 18 të tjerëve, ndërsa një person është shpallur në kërkim.