Operatorët turistikë: Akomodimi në hotele, zgjidhje afatshkurtër – A2

Operatorët turistikë: Akomodimi në hotele, zgjidhje afatshkurtër

Sot ka nisur evakuimi i të gjithë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit nga kampet dhe stadiumet drejt hoteleve. Kjo për shkak të përkeqësimit të motit. Gazetarët tanë në terren bëjnë të ditur se janë rreth 3600 banorë të sistemuar deri më tani në njësitë akomoduese hoteliere, nga të cilët 3 mijë banorë të Durrësit të sistemuar në hotelet e këtij qyteti; 300 banorët e Thumanës, të cilët nga kampi janë zhvendosur tashmë drejt hoteleve të Shëngjinit. Janë kryesisht fëmijë, gra shtatzëna, të moshuar që përbëjnë edhe këtë valë të parë të transferimit. Ndërkohë që 300 banorë të tjerë të Durrësit janë sistemuar në hotelet e Vlorës. Por sipas Besnik Vathit, anëtar i bordit të Shoqatës së Operatorëve Turistikë, akomodimi në hotele duhet të jetë një zgjidhje afatshkurtër.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Sipas IGJEUM, magnituda është 4.8 e shkallës Rihter
  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë