Operoi 18-vjeçaren e prekur me Covid-19, Vata: Kirurgët janë në gatishmëri

“Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale urgjente te një vajzë e re e konfirmuar me COVID-19, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, nga ekipi i kirurgjisë drejtuar nga dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermiere Manushaqe Hoxha dhe instrumentare e ndërhyrjes Valbona Bulku”.

Ky ishte postimi i një dite më parë i ministres së Shëndetësisë, Manastirliu, e cila vlerësoi punën e mjekëve në operacionin e parë te një pacient, i cili ishte i prekur edhe me koronavirus. Doktori Ylber Vata, i cili drejtoi ekipin që kreu këtë operacion te 18-vjeçarja, foli në A2 për këtë rast, duke dhënë lajmin se pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore.