Opinioni i Venecias për 25 prillin, basti i fituar i Fabian Topollaj

“Kam pasur bindjen që në fillim të herët kur kjo çështje ishte thjesht politike. Bindja ishte para një vendimi politik për të marrë pjesë apo jo në një palë zgjedhje. Në aspektin juridik unë kam qenë i bindur që në ditën e parë se është e pamundur që gjyqësori të futet dhe të anulojë një palë zgjedhje”. Kështu u shpreh në emisionin Debat, Fabian Topollaj, pjesë e Bindjes Demokratike, jurist.