Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Opinioni për Presidentin, delegacioni i komisionit të Venecias, takime në Tiranë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2019, 09:33 | Politikë
Opinioni për Presidentin, delegacioni i komisionit të Venecias, takime

Për ekspertet e Komisionit të Venecias, e marta ishte një ditë e ngarkuar. Presidenti Meta, arsyeja përse ata ndodhen në Tiranë i priti personalisht në dyert e Presidencës. Në tetor 4-shja e ekspertëve do të duhet të japë një opinion nëse kreu i shtetit ka qenë apo jo legjitim në 2 dekretet për zgjedhjet. Vetëm Meta duket shpresë plotë në mendimin e tyre.

Agjenda nisi herët, me 2 ish-deputetët e opozitës, jashtëparlamentare Bylykbashi e Gjosha. Të cilët i dolën në krah kreut të shtetit.

https://a2news.com/2019/09/07/venecia-ne-tirane-publikohet-agjenda-e-takimeve/

Pas takimit ish deputeti Bylykbashi deklaroi për mediat se Kushtetuta e thotë mjaft qartë se kush e shkarkon Presidentin dhe se parlamenti kërkon që të fusë në këtë lojë të turpshme dhe institucionet ndërkombëtare. Sipas Bylykbashit, presidenti Meta me dekretet e tij u përpoq të ruajë unitetin dhe pluralizmin në Shqipëri.

“Kushtetuta është e qartë, Presidenti i Republikës shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese nëse ka shkelur Kushtetutën. Presidenti është përpjekur të garantojë unitetin e popullit dhe pluralizmin në Shqipëri. Kjo është një nga detyrat fisnike që duhet të luajë dhe ka luajtur presidenti. Parlamenti po përpiqet që të shkarkojë presidentin dhe në këtë lojë të turpshme përpiqet të bëjë palë institucionet ndërkombëtare që janë të qarta në lidhje me këtë”, u shpreh Bylykbashi.

https://a2news.com/video/komisioni-hetimor-venecia-mund-te-shtyje-hetimin-per-meten/

Ndërsa ish ministrja Gjosha deklaroi se diskutimet për shkarkimin e presidentit janë të paprecedenta. Sipas saj qeveria merret me këtë çështje për të mbuluar keqqeverisjen dhe raportin e OSBE/ODIHR.

https://a2news.com/video/ekskluzive-meta-ne-komisionin-e-venecias-8-pyetjet-e-hetimorit/

“Diskutuam një çështje që është e paprecedentë, aq më tepër për një vend që dëshiron të jetë pjesë e BE. Qeveria do duhej të fokusohej në plotësimin e kushteve për marrjen e rekomandimit për çeljen e negociatave, ne merremi me një çështje të rëndë, që është për të mbuluar gjithçka që sot shkon keq me qeverisjen, për të mbuluar raportin e OSBE/ ODIHR, që tregon qartë se në Shqipëri zgjedhjet janë pa standarde. Parlamenti dhe mazhoranca kërkojnë të bëjnë politikë me çdo gjë”, u shpreh Klajda Gjosha.

https://a2news.com/video/shkeljet-e-presidentit-komisioni-hetimor-do-kerkoje-opinionin-e-venecias/

Opozita tjetër, ajo brenda Parlamentit dhe që ka votat për ta shkarkuar, megjithatë duket se nuk ka një mendim të unifikuar për Presidentin.

“Pyetjet që ata bënë nuk ishin më shumë pyetje teknike, por ishin politike se çfarë do të ndodh. Edhe njëherë dua të them se ne vazhdojmë se jemi sa më konstruktivë si opozitë parlamentare dhe shikojmë se çdo aktor, i të gjitha palëve, mundohet të japë versionin e tyre se çfarë po ndodh. Por në fund do të jetë delegacioni që do të japë një opinion për atë se çfarë po ndodh”, u shpreh deputetja Hajdari pas takimit.

“Anëtarët e Komisionit të Venecias kishin pyetje me natyrë politike. Kjo do të thotë që ata marrin në konsideratë situatën në kontekstin aktual dhe rrëmujën politike në të cilën gjendet vendi gjatë procesit të hartimit të opinionit të tyre. Ai kam bërë të ditur se për sa i përket çështjes së shkarkimit të Presidentit është një procedurë e komplikuar që ka nisur me përshpejtim të panevojshëm në një kontekst politik problematik për Shqipërinë”, tha deputeti Gjoni.

Pyetjet që ekspertët e Venecias i adresuan palëve kanë qenë të natyrës politike, e jo vetëm teknike. Pas takimeve me grupin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Rruçi, ekspertët e Venecias morën angazhimin për funksionalitetin e shpejtë të Gjykatës Kushteuese, institucioni që do të ketë fjalën e fundit për çështjen Meta. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë