Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Opozita kërkon shembje të sistemit, BE dhe SHBA reforma. Po PS?

Nga A2 CNN
7 Mars 2019, 21:07 | Politikë

Që nga dita kur opozitaret hoqën dorë nga mandatet e deputeteve dhe u larguan zyrtarisht nga Kuvendi, vijojnë te mungojnë sinjalet pozitive mes palëve për t’u ulur në tryezën e dialogut.

Opozita vazhdon të jetë e vendosur të çlirojë Shqipërinë nga Edi Rama. Po mazhoranca? Në studiot e A2  për të folur për situatën aktuale dhe për zgjidhjen e saj ishin të ftuar Ermonela Felaj, deputete e Partisë Socialiste dhe Enton Abilekaj, gazetar, analist, i dosja.al.


Ermonela Felaj, deputete e Partisë Socialiste dhe Enton Abilekaj, gazetar.

Për Felaj, edhe pse e zhgënjyer nga zgjidhja drastike e opozitës, që sipas saj ka tradhtuar vetë elektoratin e saj, për vendimin e Partisë Demokratike, por jemi kundërshtarë politikë dhe kemi vendosur të luajmë brenda sistemit, sistemi demokratik dhe pluralist nga viti 1990. Në qoftë se PD dhe LSI duan të dalin jashtë sistemit, është puna e tyre, sistemi do vijojë të qëndrojë dhe do të jenë ato që nuk do të jenë më”, duke shtuar se “ndoshta këto parti kanë ardhur në fund të historisë së tyre”.  Për deputeten e PS-së , e rëndësishme është që “mazhoranca mos të humbasë fokusin nga punët e veta”.

Abilekaj nuk e mohon këtë mundësi, por kujton se kur u hap “çadra”, në 2017, “Blushi tha që opozita të vrasë veten për të vrarë sistemin. Ndoshta ky është një rast i tille,  domethënë që mund të shembet edhe PD brenda”. Por kujton që opozita bashkë me mazhorancën formon shtetin, dhe nuk mund të shkosh drejt zgjedhjeve të 2021 sikur nuk ka ndodhur gjë.

Për Abilekajn, “ndoshta opozita po ndjek taktikën e gabuar” por i drejtohet mazhorancës duke i thënë “Por ju çfarë po bëni?”.  Në vend që mazhoranca të ndihet komode dhe të veprojë me ftohtësi, sipas tij ajo po nxitohet në dhënien e mandateve një opozite fiktive, dhe tregon arrogancë me kryeministrin që deklaron se do të marrë 61 bashki “do të bëhet kryeministër, kryebashkiak dhe gjyqtar, në vend që të ulë kokën për skandalet” si dosja 339, kanabizimi i vendit etj.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu