Opozita pa mandate, Bylykbashi: Është instrument demokracie

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në studion e Ditarit të orës 13:00. Bylykbashi deklaroi se “se grupi i PD e mbështeti plotësisht vendimin për djegien e mandateve. Të njëjtin vendim e mbështeti edhe kryesia e PD. E gjithë PD, që nga anëtari më i thjeshtë, jetojnë me një ndërgjegjësim politik për situatën që po kalojnë shqiptarët”.

Sipas Bylykbashit, “ky është një instrument absolutisht demokratik dhe kushtetues për të çuar përpara një kauzë që ndryshe nuk po gjente hapësirë. Gjithmonë ka një instrument të fundit, por ky është i fundit në një situatë anormaliteti demokratik”.

Vendimi drastik sipas tij vjen pas situatës në vend, pasi “reforma e administratës publike u korruptua plotësisht, reforma territoriale zhbëri themelet e një bashkëjetese demokratike. Sot pushteti vendor është tërësisht i kapur, madje Rama synon të gjithë bashkitë. Kemi të qartë se për 6 vite bllokuan reformën në drejtësi dhe kjo reformë u shpërdorua për të kapur drejtësinë”.

Por çfarë fati do të kenë mandatet? Sipas deputetit, “zgjedhja individuale për të qenë në krahun e të gabuarës i përket kujtdo. Ne votën na e kanë dhënë shqiptarët, që mendojnë se shteti qëndron mbi bazën e votës së lirë dhe jo votës së blerë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2