Opozita shkon me dy lista në zgjedhje, Ndoka: Në listën e PD, aleatët tradicionalë. LSI, listë më vete

Opozita do të shkojë në zgjedhje me dy lista. Një e kryesuar nga PD dhe aleatët tradicionalë dhe tjetra nga LSI.

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaroi në studion e “Ditarit” në A2 se do të jetë në listën e PD dhe po negociohet për detajet e tjera teknike.