Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Organet e Vetingut, PS kërkon votat e opozitës për shtyrjen e afatit kushtetues

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 16:21 | Politikë
Organet e Vetingut, PS kërkon votat e opozitës për shtyrjen e

Bashkëpunimi me opozitën, për të cilin foli Kryeministri, u nevojitet edhe socialistëve. Ministri i emëruar i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se po punohet me partnerët për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut, që skadon qershorin e ardhshëm.

Për këtë nevojitet një tjetër ndërhyrje në Kushtetutë, për të cilën mazhorancës i duhen edhe votat e demokratëve.

“Mandati i tyre mbaron më 17 qershor 2022. Janë 431 subjekte të vettuara dhe mbeten në proces 370 subjekte. Për të garantuar vijueshmërinë e këtij procesi. Ne mendojmë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me bashkautorët e reformës në drejtësi, që ky proces të përfundohet nga organet e vettingut. Ne do të kërkojmë edhe konsensusin e opozitës, që mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe i Komisionerëve Publikë, të zgjatet deri në përfundim të procesit të vettingut. Ne nuk i kemi votat e nevojshme për të ndërhyrë në Kushtetutë, por do të kërkojmë mirëkuptimin dhe konsensusin e opozitës”, tha Ulsi Manja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë