Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Origjinalin ua ka marrë Britania, banorët e Ishullit të Pashkëve realizojnë kopjen identike

Nga A2 CNN
17 Korrik 2019, 15:56 | Lifestyle
Origjinalin ua ka marrë Britania, banorët e Ishullit të

Në vitin 1868 eksploruesi britanik Richard Powell zhvendosi një prej statujave ikonë të Moai-t, nga ishulli i Pashkëve ku kishte qëndruar prej shekuj me radhë duke ja bërë dhuratë Mbretëreshës viktoria. Ajo ja dha më vonë statujën gjigande prej guri, muzeut britanik. Që atëherë, populli Rapa Nui, paraardhësit e të cilit gdhendën statujën, po shpresojnë në rikthimin e saj. Së fundmi u ka lindur ideja të krijojnë një kopje ekzakte, për ta këmbyer me origjinalin.

“Misioni ka dy qëllime. i pari është të tregojmë se gdhendësit tanë Rapa Nui mund të realizojnë një imitim identik të statujës të cilin mund ta këmbejmë me origjinalin që gjendet në muzeun britanik. Edhe sot ne e ruajmë kulturën tonë. Qëllimi i dytë është ta ekspozojmë, në mënyrë që të sigurojmë mbështetjen e popullit të Kilit dhe në nivel ndërkombëtar, që të rikthejmë statujën e gjyshërve tanë aty ku e ka vendin”, tha Camilo Rapu, President i komunitetit indigjen të MA’U Henua.

Rreth 900 statuja madhështore Moai gjenden në ishullin e pashkëve në Polinezi. Të gdhendura me figura njerëzore me koka të mëdha e të mbështetura në platforma masive guri, ato kanë intriguar vazhdimisht shkencëtarët dhe arkeologët modernë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani