Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Orikum, aksioni i IKMT, banorët: Rezistencë njerëzore nëse na injorojnë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2019, 12:24 | Aktualitet
Orikum, aksioni i IKMT, banorët: Rezistencë njerëzore nëse

Banorët e njësisë administrative Orikum kanë dalë sërish në protestë kundër aksionit të IKMT përqendruar në bregdetin Vlorë-Orikum.

Banorë të Radhimës, Dukatit e Orikumit kanë bërë edhe njëherë thirrje për ndalimin e këtij aksioni siç e quajnë ata të paligjshëm dhe abuzues. Me tone të ashpra, banorët kanë kërkuar nga Bashkia të njihen me projektin e zhvillimit të zonës, si dhe të zhvillohet një konsulencë publike.

Me këtë ata shprehen se nuk do të lejojnë prishjen e objekteve te tyre. Pak ditë më parë, Bashkia Vlorë prezantoi projektin e zhvillimit të zonës, për aksin Vlorë deri në hyrje të tunelit, ndërsa asnjë informacion nuk është dhënë për banorët e njësisë Orikum. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë