Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

OSBE: Opozita të marrë pjesë në zgjedhjet vendore

Nga A2 CNN
12 Mars 2019, 10:36 | Politikë
OSBE: Opozita të marrë pjesë në zgjedhjet vendore

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, tha se nuk ka asnjë informacion nëse opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të programuara për t’u mbajtur më 30 qershor, por shpresonte që kjo të ndodhte. “Në dijeninë time nuk është marrë ende një vendim për të marrë pjesë ose jo”, tha ai. “Por ne sigurisht që inkurajojmë pjesëmarrjen në zgjedhje. Unë kujdesem për këtë vend dhe 93% e shqiptarëve duan të hyjnë në BE”.

I pyetur nëse reforma zgjedhore është ligjshme nëse votohet në Parlament me deputetët e rinj të opozitës, Brochardt tha se do të ishte më mirë nëse ajo merr konsensus nga të gjithë aktorët politikë në vend. “Nuk e di nëse ata deputetë që janë futur në Parlament janë në favor të saj apo jo”, u shpreh Brochardt për gazetarët. “Votimi do të ishte i ligjshëm nga pikëpamja juridike. Por politikisht është votuar në një Parlament ku është vetëm shumica. Dhe ne rekomandojmë dialogun për këtë”.

Në lidhje me protestën e së shtunës, ambasadori i OSBE tha se ajo është një e drejtë demokratike, por theksoi se duhet të jetë paqësore. “Është punë e njerëzve që të zgjedhin nëse do të shkojnë apo jo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë