Oscar 2019, edicioni i surprizave, tensioneve dhe i një Holliwood-i paralel

Në studion e A2 për të folur për ceremoninë e çmimeve Oskar, debatet dhe vlerësimet që gjithmonë i shoqërojnë, ishin dy regjisorët Andamion Murataj dhe Kreshnik Saraçi.

Sipas Muratajt, një ndër pak shqiptarët që ka përjetuar fitoren e një çmimi ndërkombëtar si Ariu i Argjendë me filmin The Forgiveness of Blood, edicioni i këtij viti ka qenë “me kontroversialI” i viteve të fundit: Pa prezantues, në një vit plot tensione për çështjen e #MeeToo, me gjigandet si Netflix dhe Amazon të kthyer në protagonistë jo vetëm të serialeve, por edhe të kinematografisë klasike.

Rasti më i qartë është buxheti i Netflix për marketingun e filmit Roma, i cili ishte më i madh se vetë buxheti për realizimin e filmit, i cili përfaqësonte një linje ndryshe nga trendet bashkëkohore dhe që i rikthehet epokës klasike të Holliwood, për të treguar se kur duan ato këto kolosë të showbizit mund të jenë “më Hollywood se vetë Holliwoodi”.

Por, si thekson edhe Saraci një montazh i tillë, i vlerësuar nga të gjithë profesionistët, nuk përkon detyrimisht me shijet e publikut të sotëm, dhe në fakt filmi po del me humbje të mëdha në box office.
Saraçi përkundrazi mendon se çmimi për aktorin më të mirë ishte shumë i drejtë dhe se performanca e Rami Malik, ishte mbresëlënëse, dhe pason suksesin që aktori me origjinë egjiptiane ka patur në serialin Mr. Robot.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN