Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Ose të na japin votat, ose ke shpia”, biseda e Avdylajt me përgjegjësin e Ujësjellësit

Nga A2 CNN
5 Qershor 2019, 10:36 | Aktualitet
“Ose të na japin votat, ose ke shpia”, biseda e Avdylajt me

Në një prej përgjimeve zyrtare të Prokurorisë, pjesë e dosjes 339/1, të botuara nga gazeta gjermane “Bild”, Astrit Avdylaj dëgjohet teksa i kërkon Ivo Doçit, me detyrën e përgjegjësit të repartit të Ujësjellës Kanalizimeve, Shijak (detyrë që e mban edhe sot) listën e punonjësve të institucionit që ai drejton, të cilët mund të jenë mbështetës të Partisë Demokratike.

Sipas “Bild”, telefonata ka ndodhur në muajt para zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2017.

Astrit Avdylaj, telefonatë me Ivo Doçin, drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës.

Astrit Avdylaj – Mirëmbrëma, Astriti jam, si ja çove?

https://a2news.com/2019/06/05/bild-publikon-pergjimet-e-reja-avdylaj-dako/

Ivo Doçi – Astrito, si je, ça bo ti?

Astrit Avdylaj - Mirë faleminderit. Dëgjo tani, unë isha pak sot tek ai në Durrës. Jam këtu me Elton Arbanën (kryetari i PS Shijak në kohën e telefonatës ndërsa momentalisht kandidat i PS për Bashkinë e Shijakut) dhe me Dor Gallain këtu. Nesër kur të kesh kohë ti dua me pa atë listën ça ke aty, që mund të kesh kundër ke puna, që mund t’i kesh të PD-së aty ke puna. I dua të gjithë ato emra.

Ivo Doçi - E kuptoj, i kam bo gati unë ato, i kam nda.

Astrit Avdylaj - Ne duhet me i thirr atyre me u tun ato içik. O ke puna, ose të na japin votat, ose ke shpia.

https://a2news.com/2019/06/05/avdylaj-per-zgjedhjet-duhet-ti-japim-nje-10-0-qe-edhe-ai-vete-te-habitet/

Ivo Doçi - As nuk bohet fjalë fare. I ke të ndamë, edhe kush ka hy në punë, edhe kush ka qenë.

Astrit Avdylaj - Ok, du të mi qethësh me i fjalë.

Ivo doçi - Patjetër, të bëjë unë telefon nesër.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli