OSHEE pagoi mbi 177 milionë euro në dy vite për importet e energjisë

Llogaritet në mbi 177 milionë euro shuma që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka paguar në dy vite për importin e energjisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se ndërsa në vitin 2020, çmimi mesatar i importit ka qenë 49.4 euro për megavat orë, për këtë vit, ai është trefishuar në 150.7 euro për megavat orë. Të premten, OSHEE mbylli ankandin e fundit për blerjen e energjisë për periudhën 4 deri më 19 tetor. Vetëm për një javë furnizim të vendit me energji do të paguhen 13 milionë euro.