Osmani nga Tirana: Tregu rajonal është i fragmentuar, jo tërheqës për investitorët e mëdhenj

Tregu rajonal është i fragmentuar dhe nuk është tërheqës për investitorët e mëdhenj. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, për A2 CNN. Nga Tirana ku ndodhet në takimin e liderëve të rajonit me kancelaren gjermane Angela Merkel, ai u shpreh se iniciativa e procesit të Berlinit ka dhënë rezultate në transformimin e rajonit.