Pa frikë para burrave me armë, gratë afgane protestojnë në Kabul, kërkohet barazi

Gratë në Afganistan po ngrenë zërin gjithnjë e më shumë kundër pabarazive që i presin me qeverisjen nga talebanët. Dhjetra protestuese u mblodhën në Kabul për të kërkuar më shumë të drejta, duke nisur nga ajo e punës, shkollimit dhe veshjes.