Pa koment: Gjendja në Kakavijë, dogana greke do të punojë edhe gjatë natës

Dogana greke ka vendosur të punojë edhe gjatë natës në Kakavijë. Kështu tha Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe kryeministri Rama. Vendimi është arritur pas negociatave, por vlen vetëm për një natë. Ministria e Jashtme shqiptare tha gjithashtu se duke nisur që nga dita e hënë, dt. 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.