Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pa koment: Kapet mjeti lundrues me 53 milionë $ kokainë

Nga A2 CNN
28 Maj 2020, 18:13 | Aktualitet

Roja Bregdetare Amerikane ka sekuestruar më se 1400 kg kokainë, me vlerë tregu mbi 53 milionë dollarë në oqeanin Paqësor. Në një video të publikuar nga autoritetet duket momenti kur dy skafe të Rojes Bregdetare i afrohen mjetit lundrues të pa identifikuar, që ngjan si një gjysmë-nëndetëse. “Patrulla pikasi një mjet të dyshimtë dhe pasi iu afrua dhe hipi në bord, u gjetën katër persona, të dyshuar si trafikantë dhe një sasi e vogël kokaine. Pas kontrollit, u zbulua edhe pjesa më e madhe e lëndës narkotike, e fshehur në një pjesë të mjetit lundrues”, thotë në njoftimin zyrtar Roja Bregdetare e Paqësorit jugperëndimor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë