Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Pa masa dhe në situatë jo kritike”, epidemiologu: Imunizimi nga koronavirusi po ndikon në Shqipëri

Nga A2 CNN
21 Shtator 2021, 14:14 | Aktualitet
“Pa masa dhe në situatë jo kritike”, epidemiologu:

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, foli në Ditarin e mesditës në A2 CNN nga ku komentoi situatën e pandemisë në Shqipëri, duke theksuar se si pasojë e imunizimit të lartë, situata është e qetë edhe pse nuk ka asnjë masë, sipas tij.

“Situata në Shqipëri nuk më duket kritike. Në Shqipëri nuk ka asnjë masë. Ora policore, në kushtet e lënies së lirë të situatës, ne nuk kemi ndonjë rritje të rasteve, madje me tendencë rënie. Spitalet po mbushen, por nuk është ajo situatë e marsit, kur Shqipëria u kthye në një spital të madh. Raportohen 1 mijë raste në ditë edhe pse unë mendoj se është 4 apo 5 herë më shumë. Megjithatë, situata është e qetë dhe unë mendoj se kjo është si pasojë e imunitetit natyral”.

Mjeku Dasho pati kritika edhe për studimin e fundit nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, sipas të cilit në Tiranë 73% e popullsisë janë të imunizuar.

https://a2news.com/2021/09/20/studimi-i-akademise-se-shkencave-73-e-popullsise-se-tiranes-e-imunizuar/

“Kampioni nuk arrin dot dhe nuk është përfaqësues i të gjithë situatës së përgjithshme, është kampion i vetëm atij grupi që është përzgjedhur. Janë lënë jashtë shumë qytete të rëndësishme. Nëse duam të bëjmë një studim cilësor, kampioni duhet të jetë rastësor. Studime të tilla bëhen edhe para zgjedhjeve, ndërsa nuk gjendet mundësia të bëhet një studim i tillë për Covidin, që është një tragjedi. Nga kolegë si ata që kishin vendosur emrin në fund të studimit prisja të paktën të ishte i bazuar mbi një kampion rastësor të të gjithë popullatës, i cili do të na jepte informacion për të gjithë popullatën. Në këtë studim është marrë në studim vetëm popullata adulte 20-70, fëmijët janë lënë jashtë studimit, ndërsa vijmë te rekomandimet, rekomandohet vaksinimi i fëmijëve. Grupi i punës duhet të kishte ndarë shumë mirë se çfarë studimi po kryen”, tha epidemiologu.

https://a2news.com/2021/09/20/alimehmeti-delta-nuk-na-ka-goditur-rende-shenje-qe-imunizimi-natyror-po-funksionon-vaksinimi-jo-i-domosdoshem-per-personat-qe-e-kane-kaluar/

A2 CNN Livestream

Dita jonë