Pa rrugë, pa ndriçim, pa ujë, Vlora turistike me lagje si në mesjetë

Vlora turistike e promovuar me Lungomaren dhe bulevardin e rikonstruktuar, fsheh në brendësi te saj probleme serioze për banorët. Një shembull konkret i kësaj situate është një nga lagjet më të vjetra të qytetit, “1 Maji”. Pa rrugë, pa ndriçim, pa ujë të pijshëm, banorët e kësaj lagje ndihen të harruar dhe nuk dinë se për çfarë të ankohen më parë.