Pacientja me Covid-19 në Lezhë, mbyllet pavioni i ortopedisë

Një paciente e operuar në pavionin e ortopedisë në Spitalin rajonal të Lezhës rezultoi e infektuar me koronavirus. Për këtë arsye, i gjithë stafi mjekësor dhe ai sanitar i pavionit janë izoluar, ndërsa ka nisur testimi i tyre për të verifikuar nëse janë infektuar apo jo me virusin Covid-19. Ndërkohë, ka nisur edhe dezinfektimi i ambienteve te spitalit.