Bizneset e vogla, aktivitetet e të cilave janë mbyllur për shkak të situatës me koronavirusin, po aplikojnë prej ditësh për të përfituar pagën e luftës prej 26 mijë lekësh. Por, janë edhe një kategori subjektesh, të cilat edhe pse kanë qenë hapur, nuk kanë mundur të ushtrojnë aktivitet për shkak të kufizimit të lëvizjeve dhe mungesës së xhiros. Bëhet fjalë për aktivitete të tilla, si rrobaqepësi, taksi ej. Disa prej tyre kanë aplikuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për “pagën e luftës” dhe janë refuzuar. Çfarë do të ndodhë me këto biznese dhe familjet e tyre, në kushtet kur ligjërisht konsiderohen të hapur dhe praktikisht nuk kryejnë aktivitet dhe nuk gjenerojnë fitime? Për t’i dhënë përgjigje këtij shqetësimi, por edhe shumë çështjeve të tjera që lidhen me administratën tatimore, në lidhje me Skype në A2 “Business” ishte drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, zonja Delina Ibrahimaj. (A2 Televizion)