Nga 1 janari hyri në fuqi rritja e pagës minimale, nga 26 mijë lekë që ishte më përpara në 30 mijë lekë. Ekspertët e ekonomisë janë skeptikë për ndikimin që kjo masë do të ketë tek biznesi dhe tek përfituesit.
Sipas tyre, qeveria e rriti pagën minimale për të mbushur gropën e krijuar në skemën e sigurimeve shoqërore, deficit I të cilës u thellua ndjeshëm gjatë vitit që lamë pas.