Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pagesat me kartë, shqiptarët po i largohen parasë fizike, më shumë blerje në kanalet digjitale

Nga A2 CNN
30 Gusht 2022, 16:35 | Ekonomi
Pagesat me kartë, shqiptarët po i largohen parasë fizike, më

Ndonëse të prapambetur krahasuar me popujt e rajonit e Europës, edhe Shqiptarët po i largohen parasë fizike e po kryejnë më shumë blerje me kartë.

Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e dytë, numri i transaksioneve nëpërmjet kanaleve digjitale i kaloi 2.5 milionët, duke u rritur ndjeshëm krahasuar me harkun e muajve janar-mars të këtij viti.  

Në drejtim të njëjtë shkoi edhe vlera e parave të shpenzuara në blerjet me kartë e cila në harkun e muajve prill-qershor arriti në gati 12 miliard lekë, duku u rritur me rreth 14 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit.

Nga viti në vit, vlera e shpenzuar në blerjet me kartë krediti e debiti ka pësuar rritje sipas të dhënave nga Banka Qendrore, duke shënuar nivelin më të lartë vjet me gati 35 miliardë lekë.

Ekspertët vlerësojnë se pagesat me kartë duhen inkurajuar edhe më tej, pasi i sjellin edhe një tjetër dobi ekonomisë së vendit në drejtim të informalitetit.

Me gjithë ecurinë pozitive, Shqipëria ka aktualisht numrin më të ulët të instrumenteve që mundësojnë pagesat me kartë banke, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë