Pak aplikues në Universitetin e Durrësit, studentët nga rrethet pa konvikt

Një numër më të vogël aplikuesish për studimet e larta ka shënuar këtë vit edhe universiteti “Aleksandër Moisiu në Durrës, krahasuar me një vit më parë.
Ulja e numrit të aplikuesve, shoqëruar kjo edhe me rritjen e mesatares kryesisht për degët e mësuesisë, ka bërë që këto degë të kenë një numër më të vogël maturantësh të regjistruar deri më tani. Këto fakte i ka bërë të ditura për A2 CNN rektorja e universitetit Aleksander Moisiu.
Nëse shikojmë regjistrimet, kemi një rënie të lehtë të numrit të regjistruarve, kemi regjistruar rreth 67% të kuotave, për gjithë fakultetet. Fakulteti i Edukimit ka rënie për shkak të rritjes së notës mesatare në hyrje.
Kemi tre programe që janë nën 20%, tre degë të mira dhe të orientuara në treg, përveç këtyre nuk kemi dege që rrezikojnë te mos hapen”, thotë rektorja e UAMD, Kseanela Sotirovski.
Ndonëse universiteti i Durrësit renditet i dyti në vend sa i takon numrit të studentëve që studiojnë në të, problem mbetet mungesa e një konvikti për studentët qe vijnë nga rrethet.
“Për sa i përket infrastrukturës, jemi mbrapa, kjo është një pikë e jona e dobët”, pranon Sotirovski.
Një interes të shtuar për këtë vit akademik në universitetin Aleksandër Mosiu, kanë marrë degët profesionale, të cilat duket se janë më të preferuarat për maturantët.

Shkarkoni aplikacionin e A2