Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Paketa anti-KÇK, debat në parlament mes mazhorancës e opozitës

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 19:53 | Politikë
Paketa anti-KÇK, debat në parlament mes mazhorancës e

Në ditën e parë të zbatimit në terren të aktit normativ kundër KÇK, për deputetët e opozitës, puna duhet të nisë nga parlamenti.

“KÇK e vërtetë është klasa e vjetër politike. Partitë e mëdha janë kthyer si një klub miliarderësh duke filluar nga shtëpitë në Surrel, tek ato te Gjiri i Lalzit, tek kompanitë off-shore, apo shkollimi i kalamajve të tyre”, deklaroi nga foltorja e Kuvendit, Rudina Hajdari.

“Nuk ka dhe nuk keni për të gjetur asnjë shkelje kushtetuese apo shkelje të të drejtave të njeriut”, u shpreh kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

“Po të vish vërdallë brenda sofrës tuaj më i largëti nga ata që mund të duket sikur ka ardhur rastësisht është o baxhanaku ose kushëriri i dytë i juaji” tha deputeti i opozitës, Murrizi.

Përballë akuzave për dublim institucionesh dhe ligjesh, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e konsideron ligji anti-mafia të dështuar.

“Në terma praktikë, pothuajse asnjë rezultat konkret. Të gjithë shqiptarët e dinë që pasuritë e krimit të organizuar janë ende të paprekura në masën e tyre më të madhe”, tha ministri Lleshaj.

Për lidhjet e krimit dhe politikës foli dhe Ministrja e Drejtësisë. Në të njëjtën interpelancë ku tregoi për të burgosur që kishin pritur mbi 800 vizita në qeli, Etilda Gjonaj, përmendi edhe dreka të burgosurish me deputetë.

“Kriminelë që drekonin apo darkonin edhe me deputetë apo dilnin jashtë me lejen e drejtuesve për të kryer vepra penale”, akuzoi ministrja Gjonaj.

Brenda 45 ditësh, Kuvendi duhet të hedhë në votë aktin normativ anti-KÇK në të kundërt ai humbet fuqinë ligjore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë