Paketa anti-KÇK, juristët: Ka probleme, cenohen të drejtat e njeriut

Juristë të ndryshëm në vend ndajnë bindjen se paketa anti-KÇK është problematike dhe jo në frymën e Kushtetutës së Republikës.

“Për sa i përket kushtetueshmërisë, ky akt cenon disa parime, siç janë parimi i sigurisë juridike, parimi i paanshmërisë sepse duke përfshirë Policinë e Shtetit, drejtorin e këtij institucioni në kompetenca që i takojnë gjyqësorit apo prokurorisë dhe gjykatës, patjetër që cenohet parimi i pavarësisë së pushteteve” u shpreh avokati Ledio Braho.

Ndërsa avokati Islami shton: “Me syrin e juristit unë shikoj që ky ligj ka problematikë procedurën dhe mënyrën se si ai do të zbatohet”