Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Paketa anti-KÇK, miratohet në Komisionin e Sigurisë akti normativ

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 11:10 | Aktualitet
Paketa anti-KÇK, miratohet në Komisionin e Sigurisë akti

Me 2 vota abstenim dhe në mungesë të disa deputetëve, Komisioni i Sigurisë miratoi aktin normativ të qeverisë, të njohur si Anti-KÇK.

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se Operacioni Forca e Ligjit përbëhet nga elementët më të mirë që janë në Policinë e Shtetit dhe për hetime pasurore do të kërkohen ekspertë të tjerë, të cilët do të ndikojnë në buxhetin e shtetit, ndaj kostoja nuk mund të llogaritet tani.

Ajo paraqiti një shembull të mosfunksionimit të drejtësisë: “Nga 1 milion euro pasuri të sekuestruara në vitin 2013, në 91 milionë euro në vitin 2019, gjykata ka konfiskuar vetëm 30 mijë euro”.

https://a2news.com/2020/02/16/paketa-anti-kck-avokati-i-popullit-mund-ta-ankimojme-ne-kushtetuese/

Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë tha se në listën e mbyllur të OFL-së janë personat e dënuar, të cilët dyshohet se kanë vendosur pasuri të paligjshme, ndërsa garantoi se nuk preken të drejtat e njeriut.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë kishte një sugjerim për dy zyrtarët: “Puna juaj nuk duhet të mjaftohet vetëm me goditjen e pasurisë të personave të dënuar këtu e 20 vite më parë, duhet të kemi edhe persona që janë dënuar afër”.

Në lidhje me afatin e efektshmërisë së ligjit përtej 2020-s, Voda tha se policia po krijon sektorë të rinj kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, por Felaj i kujtoi strukturat e reja të drejtësisë.

Pas diskutimeve në komision, akti normativ do të dërgohet për votim në Parlament. 

https://a2news.com/2020/02/12/ligjet-anti-kck-alibeaj-projekti-antikushtetues-pergjimet-jane-abuzive/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani