Paketa anti-KÇK, pritshmëritë e ekspertëve të sigurisë

Ekspert i sigurisë, Pëllumb Nako, i ftuar në A2, komentoi paketën anti-KÇK, duke u shprehur se financat e grupeve kriminale duhet të goditen në vazhdimësi, jo me fushata.

“Që në momentin që kemi konflikte mes bandave kriminale, duhet të fillonte hetimi në fushën financiare. Duhej të ishte kthyer në një standard hetimi financiar. Organizatat kriminale kanë të njëjtën logjike ekonomike si sipërmarrja ekonomike. Këtu ka dy element në aspektin financiar sepse është pika më e fortë e organizatave dhe në anën tjetër është pika më e dobët. Në momentin që ata tentojnë të legalizojnë këto para, ata lënë gjurmë. Goditja e financave të një organizate kriminale duhet të jetë permanente dhe jo të goditet me aksione. Në total, goditja e aseteve kriminale duhet bërë në vazhdimësi”.