Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Paketa fiskale na dëmton”, bizneset i dërgojnë qeverisë listën e kërkesave për ndryshim

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 16:34 | Ekonomi

Paketa e re fiskale nuk mbështet ekonominë, po synon vetëm të ndëshkojë ashpër gabimet. Për këtë arsye, bizneset kanë dalë me një listë kërkesash për qeverinë.

Ndër të tjera kërkohet pezullimi i parapagimit të TVSH-së në doganë deri në fund të krizës, heqja e akcizës së gazit për përdorim në industri, një çmim më i ulët i energjisë elektrike për bizneset e lidhura në tensionin e lartë, masa mbështetëse për energjinë e rinovueshme, si dhe krijimi i një fondi të ri garancie sovrane.

Shoqata e Prodhuesve të Birrës kërkon tërheqjen e qeverisë nga barazimi i akcizës midis importit dhe birrës vendase.

Masa të veçanta kërkon edhe Shoqata e Ndërtuesve. Ato lidhen me heqjen e taksës 3% për banesat sociale, uljen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, dherat të mos konsiderohen si inerte, si dhe heqjen e taksës së qarkullimit për makineritë.

Për agropërpunuesit, ka një nevojë urgjente për mbështetje me subvencione për blegtorinë. Duke nisur nga reduktimi i TVSH-së së qumështit, mbështetje me 10 lekë për litër qumësht, rritjen e mbështetjes për çdo krerë lopë, dele dhe dhi, mbështetje për sektorin e mishit të shpendëve, si dhe reduktimin e taksave vendore në tërësi. Kjo pasi prodhuesit shqiptarë, prej rritjes së kostove, po humbasin tregje në eksport.

Bizneset janë shprehur njëzëri kundër rritjes së penaliteteve të propozuara nga qeveria në paketën e re fiskale. Një masë që sipas tyre nuk nxit zhvillimin e sipërmarrjeve, por dëmtimin e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani