Paketa kundër KÇK, Rama: Fut “thikën në zemër” të krimit të organizuar – A2

Paketa kundër KÇK, Rama: Fut “thikën në zemër” të krimit të organizuar

Qeveria dorëzoi në kuvend te gjitha ligjet e paketës anti-KÇK, që shoqërojnë Aktin Normativ të miratuar më herët. Draftet konfirmojnë në thelb atë që prej më shumë se një jave A2CNN ka publikuar, ku bien në sy liria që i jepet policisë për të përgjuar pa nevojën e një autorizimi nga Prokuroria, mos asgjësimi i përgjimeve kur ato nuk i shërbejnë hetimit. Sipas mazhorancës gjithçka do të rregullohet përmes një udhëzimi të ministrit të Brendshëm, Prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesit të SPAK.