Paketë në ndihmë të bujqësisë? Çuçi: Nuk ka arsye, Covid-19 nuk e ka destabilizuar bujqësinë

Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë, në një lidhje direkte me studion e “A2 Business Week” me producenten ekzekutive të biznesit, Aurora Sulçe, ka deklaruar se “bujqësia ka qenë i vetmi sektor që nuk ka pushuar asnjë sekond së punuari gjatë pandemisë” dhe, sipas tij, “nuk është cenuar as prodhimi dhe as qarkullimi i mallrave”.