Pakti detar me Greqinë, Rama paralajmëron ndryshimin e grupit negociator

Qeveria shqiptare do të riformatojë grupin negociator për paktin detar me Greqinë. Kryeministri Edi Rama rikonfirmoi se nga ndryshimi i qeverisë greke, me Athinën nuk ka patur asnjë përparim për marrëveshjen për kufirin detar dhe paralajmëroi ndryshimin e ekipit negociues, i cili duhet të marrë plotfuqi nga Presidenti Ilir Meta.