Pallatet e tmerrit në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë kanë pasur probleme me cilësinë që kur u hodhën themelet.
Mark Alija, ish i dënuar politik, që ka punuar në vitet 86-87 në Thumanë kur u ndërtuan ato pallate, thotë se problemet kryesore nisin që nga materialet e ndërtimit dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.