Palmer dhe Lajçak “zbusin” Vuçiç, presidenti serb: Besoj në zgjidhje kompromisi me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, zbut tonet ndaj Kosovës. Në këtë drejtim ndikoi “biseda e mirë” që zhvilloi me dy mysafirë të rëndësishëm, zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer dhe të emëruarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Dialogu me Prishtinën do të vazhdojë së shpejti dhe unë besoj në mundësinë e arritjes së një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiç.