Paloka: Njohim 13 tetorin, por nuk hymë në zgjedhje pa kushte. Protestat nuk ndalen

Deklarata e Presidentit Ilir Meta se në 13 tetor garantonte pjesëmarrjen e një partie të opozitës në zgjedhje, ngriti pikëpyetje nëse aleatët ishin të bashkuar në qëndrimin për zgjedhjet e dekretuara nga kreu i shtetit. Nënkryetari i PD, Edi Paloka garanton se përçarje nuk ka. “13 tetori i dekretuar nga Presidenti është datë zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve. Presidenti është i vetmi që ka të drejtën kushtetuese të dekretojë zgjedhjet. Për ne pjesëmarrja ose jo në këto zgjedhje kushtëzohet nga rrethanat e tjera dhe të njëjtin qëndrim ka edhe LSI dhe në këtë pikë, madje në asnjë pikë tjetër nuk ka ndarje”, shprehet Paloka për A2 CNN.

Shkarkoni aplikacionin e A2