Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Paloka: Sondazhet e Ramës nuk e çojnë PS-së më shumë se 24% të votave

Nga A2 CNN
9 Shtator 2020, 10:21 | Politikë
Paloka: Sondazhet e Ramës nuk e çojnë PS-së më

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ishte i ftuar në A2 nga ku u shpreh se sondazhet e kryera nga vetë PS nuk e çojnë këtë parti më shumë se 24% të votave.

“Ne vazhdojmë t’i qëndrojmë pozicionit tonë, që një orë e më parë të largohet kjo qeveri dhe shqiptarët do t’i rikthehen jetës normale. Opozita ka qenë gjithë kohës në aktivitet dhe besoj se në këtë pozicion ku kemi arritur sot, ku këtë qeveri nuk e duan 80% e shqiptarëve dhe këtë e thonë të gjithë sondazhet. Fakti që 80% e shqiptarëve nuk e duan këtë qeveri, mendoj se është edhe kontribut i opozitës, i cili ka qenë i duhuri me akte, veprime dhe aksione. Sondazhi që ka bërë Rama me grupet e tij të sondazhit e nxjerr “Rilindjen” 24%, e cila është pika më e ulët e PS-së në 30 vjet. Ky është rezultati që ka marrë Rama pak ditë më parë. Jashtë kësaj, ne jetojmë këtu dhe e shohim se çfarë po ndodh”, tha Paloka.

Më tej, nënkryetari i PD u shpreh se Rama u largua nga Vlora pasi “nuk ka më fytyrë t’iu dalë përpara qytetarëve”.

“Rama iku nga Vlora pasi nuk ka më fytyrë t’iu dalë përpara. Të gjithë deputetët e tjerë, disa me arsye e të tjerë pa arsye, nuk guxojnë të shkojnë më në zonat e tyre. Ata kryetarë bashkie, të cilëve Rama u kërkoi 800 mijë vota, kanë marrë më 30 qershor, me gjithë manipulimet, nga 6 deri në 10% të votave. Ku do t’i marrin 800 mijë vota”, tha Paloka.

Për Palokën, kryeministri i përdori listat e hapura, ndërsa synimi i tij ka qenë prishja e koalicioneve. “Nëse Rama do ta çojë deri në fund atë rrugë të nisur për ndryshimet kushtetuese do t’i prishë koalicionet sepse ky ka qenë qëllimi i tij që në fillim. Rama i përdori listat e hapura. Rama ka pasur synim për të gjetur forma për të minimizuar fitoren e opozitës. Këtë herë Ramën nuk e shpëton asgjë”, u shpreh Paloka në A2.

https://a2news.com/2020/09/09/deklarata-e-topallit-per-largimin-e-bashes-nga-pd-paloka-vetem-balla-e-spiropali-e-duan-kete-gje/

A2 CNN Livestream

Dita jonë