Pamjet ekskluzive të kryengritjes së 6 janarit, të publikuara gjatë seancës kundër Trump në Senat

Gjatë seancës në Senatin amerikan për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka publikuar pamje të pashfaqura më parë, ku duket ajo që ndodh në Kapitol dhe rreth tij, më 6 janar 2021. Në video duken protestuesit që përleshen me policinë, parë nga kamerat e efektivëve, si dhe pamje të kamerave të sigurisë që tregojnë reagimin e senatorëve dhe kongresmenëve ndërsa protestuesit futeshin brenda godinës.