Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Panairi i turizmit në Lecce, Vlora “josh” italianët me bregdetin

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 14:10 | Aktualitet
Panairi i turizmit në Lecce, Vlora “josh” italianët me

Vendet turistike, kapacitet akomoduese, gastronomia, qendrat historike dhe gjithçka tjetër që mund të ofrojë jugu i Shqipërisë nga Vlora në Sarandë janë prezantuar në një panair në Lecce të Italisë.

Kjo është hera e parë që Vlora prezanton e vetme resurset turistike për një vend si Italia, shtetasit e të cilës vitet e fundit kanë filluar ta frekuentojnë gjithnjë e më shumë bregdetin e vendin tonë.

Kryetari i bashkisë së Vlorës shprehet i bindur se ky panair do të shërbejë për rritjen e mëtejshme të turistëve italianë në bregdetin e jugut si dhe njohjen më mirë të historisë dhe ndryshimit pozitiv të Vlorës.

“Unë kujtoj që 4 vite më parë të bëje një aktivitet të tillë apo një panair turizmi ishte njësoj sikur të bëje një vetëvrasje sepse qyteti ishte i dashur për të gjithë ne, për të gjithë vlonjatët, por vetëm kaq. Jemi në rrugë të mbarë dhe po punojmë fort për të arritur atë që është më e mira dhe jam i bindur se në pak vite Vlora do të konsolidojë paketën turistike të të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm”, u shpreh kryebashkiaku Dritan Leli.

Gjatë panairit ishin të pranishëm dhe ministra të qeverisë italiane, të cilët janë shprehur të kënaqur me cilësinë dhe larmishmërinë që kanë ofruar në këtë panair dhjetëra operatorë turistikë të qarkut të Vlorës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë