Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Panairi më “i ëmbël” në Paris, modelet ngjiten mbi pasarelë me fustane çokollate

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 11:37 | Lifestyle

Panairi i Çokollatave në Paris çeli edicionin e tij të 25, me një ofertë vërtetë të ëmbël, një sfilatë mbi pasarelë, ku modelet ishin veshur të gjitha me fustane e kostume ku përbërësi kryesor ishte çokollata. 

Prodhuesit e çokollatave dhe stilistët bashkëpunuan për të krijuar një asamble sheqeri, të jashtëzakonshme në ngjyra dhe forma. 

Jo vetëm nga Parisi që njihet për çokollatat por edhe krijues nga mbarë bota spikatën mbi pasarelë, kryesisht ata nga Peruja dhe Filipinet, ku modelet i shoqëruan nën ritmet e muzikës dhe veshjeve tradicionale. 

Stilistja Elsa Muse përshkruan punën që i është dashur të bëjnë, për ta shndërruar një fustan nga letra në çokollatë. Për fustanin e saj, ajo krijoi 2 mijë perla çokollate dhe i mbuloi ato me kakao pluhur apo ngjyrues të ndryshëm. 

 “Kam krijuar 2 mijë perla, i mbulova me ngjyrë duke përdorur pluhur kakaoje, më pas mu desh t’i shpoja të gjithë një nga një dhe kalova përmes tyre, fije elastike për t’i mbajtur lidhur me fustanin”, thotë Muse.  

https://www.youtube.com/watch?v=2jRPqd1RUnw&feature=youtu.be

Ndërkohë një stilist tjetër, Jean-Claude Jeanson shton se "këto krijime janë vërtet glamour, janë shumë simbolike sepse përfaqësojnë të bukurën dhe traditën”.

Panairi i çokollatës në Paris do të zgjasë deri më 3 nëntor dhe bën bashkë çdo vit mbi 500 pjesëmarrës nga 20 vende të ndryshme të botës. Vizitorët mund të provojnë nga afër edhe llojet e ndryshme të çokollatave që prezantohen përgjatë këtyre vitëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani