Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pandemi dhe roman/ Pse duhet ta lexojmë "Murtajën" e nobelistit Kamy?

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 17:38 | Kulturë
Pandemi dhe roman/ Pse duhet ta lexojmë "Murtajën" e

Vepra “Murtaja” nga Alber Kamy renditet si një ndër librat më të kërkuar gjatë kësaj kohe sipas “New York Times”. Shqipëria nuk është ndryshe. A2 shkoi në librarinë "Fan Noli” për të pyetur nëse kjo është e vërtetë dhe botuesi pranon se kërkesat janë të shumta, madje edhe nga Kosova.

Edhe pse një ndër veprat që rrëfen qëndresën njerëzore ndaj të gjitha formave të tiranisë, “Murtaja” e nobelistit Alber Kamy është rikthyer në vëmendje këto kohë izolimi. Velloja e pandemisë që ka pushtuar botën e kthen vemëndjen sërish te kjo vepër.

Po pse “Murtaja” është një nga veprat që duhet ta lexojnë të gjithë?

Botuesi i “Fan Noli”, Rexhep Hida, shprehet: “Kjo vepër përshkruan një epidemi murtaje që është shumë e ngjashme me pandeminë ku ndodhemi sot”.

Po pse “Murtaja” është një nga veprat që duhet lexuar nga të gjithë?

“Pas përfundimit të epidemisë, pas mobilizimit të të gjitha shtresave të popullsisë, njerëzit vërshuan nëpër rrugët e qytetit të gëzuar, por shkrimtari buzëqesh dhe tregohet i frenuar sepse mendon se me të vërtetë iku murtaja, por nuk ka ikur e keqja njerëzore, që lidhet me egoizmin dhe ligësinë që janë të pranishme në shpirtin njerëzor”, thotë Rexhep Hida.

Ky roman i renditur si një ndër më të mirët e shekullit të XX vjen në shqip nën gjuhën artistike të Bashkim Shehut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë