Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pandemia "çliron" Tokën. Si mund ta mbajmë të pastër Tiranën pas izolimit?

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 20:47 | Aktualitet
Pandemia "çliron" Tokën. Si mund ta mbajmë të

Që në ditët e para të izolimit nga Covid-19, me kamerat e A2 kemi monitoruar gjendjen e ajrit në qytetin e Tiranës, nga pika të ndryshme të saj dhe për ditë të ndryshme të muajve mars dhe prill.  

Në vetëm pak ditë, ndalimi i qarkullimit të automjeteve ka mjaftuar për të çliruar frymëmarrjen e Tiranës. Prania në rrugë e pak makinave të autorizuara ka bërë që ajri në Tiranë të pastrohet nga tymrat e makinave. Por, pluhuri dhe grimcat e ngurta kanë qenë të pranishme në ajër në 2 javët e para të Tiranës.

E filmuar nga pika të ndryshme dhe në ditë të ndryshme, Tirana duket e pastër nga tymi dhe me sy të lirë mund të dallojmë qartë objekte në një distancë 3-4 km. Por, përtej kësaj largësie, një re e hollë pluhuri dallohet tej në horizontin e Tiranës. Në kushtet e vështira të Covid-19, lajmi më i mire është pikërisht reduktimi i ndotjes së ajrit në Tiranë, shumë pranë standarteve europiane, por kjo do të jetë kalimtare dhe jo vetëm për Tiranën, por edhe për shumë qytete të botës. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani