Pandemia dhe kriza ekonomike, firmat që përdorën robotët për shitjet “online”

Rrjeti i veshjeve në SHBA, “Gap Incorporation” po shpejton prodhimin e robotëve të magazinave për paketimin e porosive “online”, kështu që mund të kufizojë kontaktin njerëzor gjatë pandemisë së koronavirusit.

Gap arriti një marrëveshje në fillim të këtij viti për të trefishuar numrin e robotëve që përdor në 106 brenda vjeshtës. Por, më pas pandemia goditi Amerikën e Veriut duke e detyruar kompaninë që të mbyllë të gjitha dyqanet në këtë rajon, përfshirë ato të “Banana Republic”, “Old Navy” dhe marka të tjera. Ndërkohë, magazinat e saj u përballën me një fluks porosish në internet, por pak staf për t’i përmbushur ato për shkak të rregullave të distancës sociale që Gap kishte vendosur.

Kështu, në muajin mars, një nga drejtuesit e shoqërisë thërriti për ndihmë furnizuesin e tij me robotët “Kindred AI”.