Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pandemia e Covid-19, si po e mbështet OKB-ja Shqipërinë?

Nga A2 CNN
9 Prill 2020, 11:30 | Aktualitet
Pandemia e Covid-19, si po e mbështet OKB-ja Shqipërinë?

Koordinatori i Përhershëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Brian J. Williams, foli në Dita Jonë për pandeminë dhe ndihmën që është duke dhënë OKB-ja.

“Qeveria mori masa të shpejta në Shqipëri dhe tashmë po shihen rezultatet. Qeveria i është referuar si një luftë dhe në këtë luftë distanca fizike është arma më e fortë. Në e mbështesim përpjekjen e tyre për këto masa. Ne e dimë që virusi përhapet nga njëri person te tjetri dhe ndërsa i qëndrojmë njëri-tjetrit emocionalisht pranë duhet të ruajmë distancën fizike. Duket se situata është nën kontroll në Shqipëri. Numri i të infektuarve të rinj është në rënie. E rëndësishme është që kjo të ndodhë kudo në Shqipëri. Në SHBA kanë folur të gjithë për Nju Jorkun, por tashmë po shohim që po përhapet kudo. Është e rëndësishme që këto masa të zbatohen në të gjithë Shqipërinë”.

Më tej, Williams foli edhe për ndikimin që ka pasur pandemia në projektet e OKB-së në Shqipëri. “Edhe ne duhet të respektojmë masat e distancës fizike, por jemi duke punuar fort gjithsesi dhe po bëjmë gjithçka mundemi brenda luftës. Jemi duke dhënë ndihmesën tonë në luftën ndaj Covid-19. Janë disa agjenci të OKB-së që po mbështesin qeverinë shqiptare, si me financa, por edhe me pajisje mjekësore që nevojiten. Po flasim për rreth 700 mijë dollarë mbështetje, bashkë me OBSH-në. Respiratorët po bëhen të mundur të sillen edhe në Shqipëri. UNICEF është duke u marrë me fëmijët. Po mundohemi të çojmë internet në çdo shtëpi, pasi në këtë periudhë është mjaft i rëndësishëm. Dhuna në familja është një tjetër problem dhe ne po mundohemi të japim ndihmesën tonë edhe në këtë problem”.

Koordinatori i Përhershëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri foli edhe për punën që do të ketë kjo organizatë pas pandemisë në vendin tonë dhe e vuri theksin te problemet ekonomike. “Ka shumë njerëz që punojnë në të zezë, që humbasin punën. Ne do të punojmë të japim mbështetjen dhe të ndihmojmë këto shtresa. Rrezik i madh është që njerëzit që kanë qenë pranë varfërisë të bien në të pas kësaj pandemie. Ne jemi aty edhe për institucionet shqiptare, për të dhënë ndihmesën tonë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani