Pandemia e Covid-19, Trump: Më e rëndë se sulmet në Pearl Harbor

Presidenti amerikan Donald Trump e përshkruan pandeminë e covid-19 si sulmin më të rëndë në histori, kundër Shteteve të Bashkuara. Ai e drejton edhe një herë tjetër gishtin nga Kina, duke thënë se koronavirusi e ka goditur Amerikën më fort se sa bombardimet japoneze në Pearl Harbor gjatë luftës së dytë botërore, apo sulmet e 11shtatorit dy dekada më parë. “Kjo është me keq se sa Pearl Harbor, më keq se World Trade Center. Nuk kemi përjetuar kurrë një sulm të tillë dhe nuk duhet të ndodhë më. Mund të ishte ndalur qe prej fillimit, Kina mund ta kishte ndalur dhe nuk e bëri”, tha Trump.