Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pandemia e koronavirusit, Bushati: BE ka bërë hapa para, edhe në raport me Ballkanin

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 09:39 | Aktualitet
Pandemia e koronavirusit, Bushati: BE ka bërë hapa para, edhe në

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, foli në Dita Jonë për Bashkimin Evropian dhe vështirësitë që ai po has nga pandemia e koronavirusit dhe si po e përballon atë. Po ashtu, ai foli edhe për situatën në Shqipëri.

“Vëmendja më e madhe e opinionit është përqendruar te BE-ja, e cila nga ana tjetër nuk duhet stigmatizuar. Politikat e shëndetit nuk janë kompetenca të BE, por janë ekskluzive të vendeve anëtare. Ky proces varet nga vendet anëtare. Procesi që ka lidhje me tregtimin e pajisjeve mjekësore, është një proces në fushën e veprimit të vendeve anëtare”

Vazhdimësia e BE...

“Ka një aspekt pozitiv në raport me krizën e vitit 2008, pasi kjo është një krizë më e madhe, më e gjerë. Ish-kryeministri i Italisë, Prodi tha: Ku do t’i shesin tulipanët holandezët? Janë thyer të gjithë elementët që kanë lidhje me ofertën dhe kërkesën. Koronavirusi nuk ka sjellë vetëm një krizë likuiditeti. Thirrjet e kryeministrit italian për të mos krijuar një dramë si ajo e vitit 2008 janë të drejta. Presidenti gjerman tha se nuk mund të ketë një Evropë pa elementin e solidaritetin, edhe pse ka qenë i mjegullt këto ditë. BE-ja ka reaguar më shpejt se situata në 2008. Në fund të ditës nuk mund të pretendojmë mrekulli, pasi nuk është një strukturë si SHBA-ja apo Kina. Gjermania ka thënë se BE-ja do të rritet nga kriza në krizë. Mendoj se brenda mundësive që ka, duke ruajtur edhe interesin e vendeve, BE-ja nuk ka reaguar me shpejtësinë që do të dëshironim, por ka bërë hapa para, madje edhe në raport me Ballkanin.

Kam frikë se hendeqet, në kuptimin ekonomik, do të vijojnë të jenë aty. Mund të kemi dallime më të thelluara mes lindjes dhe perëndimit brenda BE-së. Italia është një nga vendet kryesore të BE, vendi ku qarkullon “gjaku” i BE-së. E rëndësishme është që elementi euroskeptik të mos rritet”.

Situata në Shqipëri

“Situata fillestare u menaxhua shpejt dhe mirë. Kjo situata do të ketë dy komponentë. Shoku fillestar dhe raporti me ekonominë, impakti i saj edhe psikologjik dhe raporti i ri i vetë qenies njerëzore me jetën. Do të preferoja që të kishim një qasje edhe në lidhje me liritë e qytetarëve, jo çdo gjë mund të bëhet me elementin represiv. Nuk kemi parë në Shqipëri njerëz që zihen për letër higjienike. Duhet të kemi një qasje bipartizane. Kemi nevojë për më shumë kërkues. Është zbuluar një aset i paçmueshëm i shqiptarëve nëpër botë. Është e rëndësishme që ata të mos harrohen. Duhet të investojmë shumë sa i përket mendimit shkencor. Shifrat aktuale janë shumë të ulëta. Kemi një hemorragji sa i përket stafit shëndetësor. Ne kemi numrin më të vogël të mjekëve në rajon. Kemi nevojë për rolin e shtetit dhe kemi nevojë për respekt më të madh për investimin e përbashkët. Shpresoj shumë të gjendet gjuha e përbashkët edhe mes politikanëve në këtë situatë”, u shpreh Ditmir Bushati në Dita Jonë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani