Pandemia e koronavirusit ndalon festën e luleve në Shishtavec

Shishtaveci, për shkak të pandemisë, si asnjëherë më parë, nuk e ka festuar Shën Gjergjin, ditën e luleve, një festë pagane simbol i ndarjes nga periudha e gjatë e dimrit dhe ardhjes së verës. Por pavarësisht kësaj, gratë e zonës nuk kanë harruar ceremonialin kryesor për nder të kësaj dite, veshjen e vajzave me kostume popullore të zonës, si dhe mbledhjen e degëve të mështeknës dhe luleve.